Përmend Halle Berry në këngë, plasin shakatë me Vig Poppa

By

Para disa ditësh Vig Poppa në bashkëpunim me Don Phenom, publikuan këngën e re “Haram”, teksti i së cilës është shkruar nga dy reperët shqiptarë, dhe produksionin e kanë bërë CekicBeatz.

Vig Poppa sjelli pas një kohe të gjatë një projekt të ri më Don Phenom, projekt ky që u prit shumë mirë.

Në tekstin e repturës së tij është një pjesë ku thotë “…Shumë po dukesh sexy /Pak si Halle Berry .“ E sot Vig Poppa na bëri të qeshim me një postim të tij në Instagram.

Videoja është pikërisht kjo pjesë e këngës e kombinuar me një insert ku Will Smith flet për shoqen e tij të ngushtë Halle Berry.

Ai thotë “Dëgjova dikë që përmendi emrin Halle Berry. Mbajeni larg nga goja emrin e saj!”

Vig Poppa ishte ai i cili postoi këtë video në Instagram duke shkruar, “Më fal Will Smith, nuk do të përsëritet.”

 

 

Artikuj të ngjashëm