Me qindra djem përpiqen e përpiqen çdo herë të kapin ndonjë shumë në bastore, por shumica e tyre janë shumë më të pafat se Luana Vjollca.
Këngëtarja e moderatorja shqiptare, ka vënë për herë të parë në jetë një bast sportiv dhe “fati i fillestarit” i paska shërbyer shumë, ngase ka fituar një shumë goxha të majme.
Vjollca ka vënë 500 euro në lojë për finalen e Kupës së Botës, duke e favorizuar Francën për fitore dhe ka marrë më pas 2500 euro si shpërblim.
Ajo e ka publikuar në Instagram imazhin e tiketës së bastores, duke u shprehur e lumtur që ka fituar e po ashtu ka theksuar se ky është basti i saj i parë ndonjëherë. /Prive.al