Pas arrestimit të bujshëm dy ditëve më parë, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi doli të premten përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë, e më pas u burgos.
Ndërkohë nëna e tij reagoi për herë të parë pas arrestimit të këngëtarit. Ajo shpërtheu në akuza të forta dhe rrëfeu se gjithçka është hakmarrje, pasi bashkëshorti i saj paditi Taulant Ballën.
Padia që i bëri bashkëshortit im, zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe.”- është shprehur ajo në një rrëfim për ‘Panoramën’.
Mirëpo përveç saj pak para nisjes së seancës gjyqësore ka reaguar edhe babai i Stresit, Sali Lushaj, i cili është shprehur se çdo gjë është shpifje dhe hakmarrje që i erdhi brenda 12 orësh.
POSTIMI I PLOTË I SALI LUSHAJT:
“Përshëndetje Miq !Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla qe na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy dite qe ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gje e sajuar . cdo gje e pregatitur nga mllefi qe u terbuan qe une i bera Balles nje padi ne gjykate. Keta filluan te hakemerren brenda 12 oresh.Aspak e vertete se qenka grup kriminal .Nje shpifje e felliqur. Askush nuk eshte ndaluar tjeter e sdo te dale ne kte loje te felliqur e te pregatitur. Grup kriminal i madh shume pa asnje tjeter. Por ne kurre sdo te mund te na thyejne e te na perkulin para keti regjimi te flliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat .kurre sdo me mposhtin mua e as familjen time.vetem dua ti them djalit tim mos u dorezo para ketyre falangave se jemi te forte. kenga qe ke kenduar mos u dorezo kjo eshte .ti per mua je gjeja me e shtrejte se linde ne internim dhe me gjithe ato vuajtje smu ndave nga bindjet e mia por me mbeshtete deri ne kto momente . dhe ne do te mbeshtesim e do jemi me ty. te duam fort.”, ka shkruar ai në postimin e tij.