E premtja zakonisht e tradicionalisht në botën perëndimore, rezervohet për të bërë qejf. Për të dalë mbrëmjeve e për t’i kthyer ato teke me tekila e për t’i harruar mërzitë e streset.
Dhe pak vallëzim, kujt i bëri keq?
Por përderisa të gjithë ua mësyjnë dyerve të klubeve të natës, Luana Vjollca e bën ndryshe qejfin.
Moderatorja e këngëtarja ka klubin e saj personal dhe gjejeni – s’është ndonjë vend luksoz me ulëse VIP por vetëm makina e saj.
Ajo e ka kaluar të premten duke dëgjuar hitet e fundit të ‘dance music’ dhe duke bërë qejf e vetme në makinën e saj.