Dy muaj më parë për aktoren Teuta Krasniqi erdhi bekimi i dytë në jetë me lindjen e vajzës Kaia, fryt i dashurisë me bashkëshortin Adonis Morina.
Periudha e familjes tashmë katër anëtarëshe ka kaluar përgjithësisht në privatësi meqenëse fotot kanë munguar.
Por përjashtim ka bërë dy mujori i lindjes në të cilin, Teuta ka ndarë potretin familjar me vajzën e vogël, Adonisin e Tarën duke treguar se sa e bekuar ndihet me personat që e rrethojnë.
‘Lumturia ime. Ju dua me shpirt’ – ka qenë mbishkrimi i aktores që tashmë i është rikthyer impenjimeve profesionale. /Prive.al/