Duket se gjërat po lëvizin! Ish i dashuri i Dua Lipës nis lidhje të re?

By

Këngëtarja Dua Lipa, i dha fund lidhjes së dashurisë me kuzhinierin e modelin britanik, Isaac Careë jo më shumë se një muaj më parë.

Dyshja u tha të jenë ndarë për shkak të agjendës së ngjeshur të Duas, e cila gjatë tërë kohës është me koncerte në mbarë botën.

Fillimisht ajo kishte nisur takimet me 33 vjeçarin në vitin 2013-të dhe ata ishin bashkë për tri vjet e gjysmë, deri në vitin 2017-të.

Isaac Carew i pikëlluar nga ndarja me Duan, ja cfarë poston në Instagram

E derisa Dua nisi një lidhje të re dashurie menjëherë me modelin Anwar Hadid, që është edhe vëllai i motrave Gigi e Bella Hadid, Isaac po vuante ndarjen nga ajo.

Madje Hadid, ishte edhe në Kosovë për ta shoqëruar Lipën në Sunny Hill festival.

Mirëpo duket përfundimisht se gjërat po lëvizin!

Kuzhinieri e modeli britanik, ka publikuar në Instagramin e tij një fotografi, ku shihet në një moment privat duke i mbajtur dorën një vajze, e cila tani për tani mbetet misterioze!

Artikuj të ngjashëm