Pas albumit që bëri bujë, Tuna paralajmëron këngën e re!

By

Këngëtarja e famshme shqiptar Tuna Sejdiu, muaj më parë, përkatësisht në muajin mars, publikoi albumin e saj të ri “Fortuna”.

Në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin, Aida Barakun e Yll Limanin, ajo solli një projekt tejet kualitativ e të gjitha këngët i shoqëroi me klipe, që kishin një koncept.

Albumi i saj artistik tani po pasohet nga një këngë e re të cilën Tuna e ka paralajmëruar në rrjetet e saj sociale.

Madje ajo ka publikuar një insert minimal nga klipi që pritet të publikohet, duke treguar edhe emrin e këngës e cila është “A po jau do”.

Kënga e Tunës publikohet me 6-të gusht, ndërsa ajo shkruan se këngën e ka bërë për fansat e saj!

Artikuj të ngjashëm