Të gjitha arsyet pse nuk duhet t’i përdoni këta sfungjerë kur bëni dush!

By

Sfungjerët janë një mënyrë për të pastruar trupin dhe janë të pranishme në shumë banja. Ndërsa ka shumë varietete në dispozicion, më e zakonshme është ajo plastike.

“Sfungjeri i plastikës është i dëmshëm për lëkurën pasi e irriton dhe e dëmton atë. Ai mund të jetë gjithashtu një burim i baktereve si E. coli, Pseudomonas Aeruginosa, Staphylococcus, Streptococcus si dhe kërpudhave, të cilat mund të dëmtojnë më tej lëkurën. Mund të shkaktojë gjithashtu infeksione si folikuliti, tinea dhe gjithashtu mund të ndezë ose përkeqësojë aknet e trupit,” tha dermatologu Dr Kuntal Deb Barma.

Tutje eksperti shtoi se sfungjerët kërkojnë vëmendje para dhe pas përdorimit.

“Ai mbahet i varur për orë të tëra në një mjedis të pasur me lagështi, duke e bërë atë një rezervuar mikrobesh. Nëse nuk i kushtojmë vëmendje dezinfektimit para dhe pas banjës, infeksionet e lëkurës mund të jenë irritues të rregullt në jetën tonë, “tha ai.

Shpesh, arsyeja për blerjen e sfungjerëve është eksfolimi. Por shpesh e anashkalohet fakti që jo të gjitha llojet e lëkurës mund ta përballojnë këtë ritual dhe më e rëndësishmja, ai nuk nevojitet çdo ditë.

“Këto sfungjerë mund të jenë shumë gërryes në lëkurën e ndjeshme dhe mund të shkaktojnë skuqje ose inflamacion. Eksfolimi i tepërt bën që ajo të bëhet e thatë dhe e krisur. Ju madje mund të zhvilloni një teksturë të ngjashme me skuqjen, ose mund të ju bëhen puçrrat, veçanërisht puçrrat e vogla, të vrazhda dhe me gunga,” theksoi eksperti.

Shpesh besohet se këta sfungjerë krijojnë më shumë shkumë. Eksperti thotë se duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se shkumë mund të krijohet edhe duke marrë një sasi të vogël në duar dhe duke i fërkuar ato.

Artikuj të ngjashëm