Dua Lipa po që ka arritur që emrin e saj ta bëjë të njohur në çdo sferë të jetës publike në botë.
Përveç muzikës, ajo njihet edhe fytyrë e markave të njohura të veshjeve e produkteve të bukurisë, ndërsa lajmi më i bukur që jep, është se ajo tani është fytyra e markës së famshme franceze Yves Saint Lurent.
Këngëtarja që deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë këtë lajm, ka thënë në Instagramin e saj se do reprezentojë parfumin e ri të YSL.
“Ishte sekreti më i vështirë për tu mbajtur! Shumë krenare dhe e entuziazmuar që më në fund po u tregoj që jam fytyra e re e fragrancës së YSL. Shmë e lumtur që mu dha mundësia të punoj me këtë brend që e dua kaq shumë”, ka shkruar Dua në Instagramin e saj. /Prive.al