11 muaj më parë, këngëtarja Big Mama i dha kahje të re jetës së saj.
Vite të tëra me me mbipeshë morën fund pas një intervenimi të këngëtares dhe prezantueses në Turqi.
Nën kujdesin e doktorëve më eminent turk, Big Mama bëri transformimin e jashtëzakonshëm duke humbur mbi 25 kilogramë.
E duket se kjo histori suksesi për këngëtaren është marrë shembull në vizitën e fundit në Turqi.
Pas kontrollit rutinor, Big Mama ka pasur edhe një konferencë për shtyp ku ka rrëfyer historinë e saj dhe për të dëshmuar ndryshimin drastik, ‘replika’ prej kartoni e Big Mmaës ka qenë gjithashtu e pranishme.
Më poshtë foto nga paraqitja e Bigit para mediave. /Prive.al/