Kostum mijëra eurosh! Ciara vishet si Elvana Gjata

By

Pak ditë më parë, Elvana Gjata publikoi këngën e re “Loti”, të shoqëruar bashkë me videoklip.

Në videoklip, këngëtarja shfaqet e veshur me një kostum të zi, me një dizajn shumë larg tradicionales nga brendi i modës së lartë “Mugler”.

Pak ditë më pas, me të njëjtin kostum u shfaq edhe këngëtarja e famshme në botë, Ciara, veçse kostumi i saj ishte ngjyrë shampanjë.

View this post on Instagram

A post shared by Ciara (@ciara)

Elvana me të njëjtën veshje të klipit, kishte postuar fotografi në mars të këtij viti, pra gati tre muaj më parë, ndërkaq këngëtarja amerikane u shfaq me veshjen në qershor.

Duke qenë një kostum i modës së lartë, ai arrin çmimin prej 2480 eurosh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm