Nëna e preferuar e botës në rrjetet sociale Chrissy Teigen, sapo na e dha një dëshmi se telefonat e mençur janë shpikja më e mirë kur je i apasionuar pas koleksionimit të kujtimeve të jetës tënde.
Ajo mundi t’i incizojë hapat e parë të të birit të saj Miles me kamerë!
Miles, djali i vogël i këngëtarit John Legend dhe modeles Chrissy Teigen, sapo bëri një lëvizje të rëndësishme në jetën e tij, pasi që vogëlushi mësoi edhe hapat e parë e ishte në gjendje të ecte i vetëm në ca metra të shtëpisë.
“Sapo i kapa hapat e tij të parë”, ka shkruër Teigen në videon e publikuar në Twitter e Instagram.
Përndryshe, çifti kanë edhe një vajzë me emrin Luna, ndërsa ditë ma parë Teigen u deklarua se ata edhe mund të bëjnë një tjetër fëmijë. /Prive.al