Ish deputeti kosovar akuzohet për sulm seksual por i mohon akuzat

By

Një vajzë nga komuniteti boshnjak ka lajmëruar Policinë në Pejë, se është sulmuar

seksualisht, njofton Klan Kosova.

Rasti është lajmëruar në Polici më 4 shtator 2018.

“Ankuesja femër K/boshnjake, njofton se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/boshnjak. Pas intervistimit i dyshuari lirohet, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime”.

Për sulmin seksual u raportua se dyshohej ta ketë kryer ish-ministri dhe deputeti, Numan Baliq.

Mirëpo ai për klankosova.tv i ka mohuar të gjitha akuza, duke i cilësuar “si shpifje ndaj tij”.

“Të ju them të drejtën nuk është aspak lajm i drejt. Është shpifje nga qarqet e caktuara politike që janë kundër meje”.

“Deri tani kam dalë krejtësisht i pafajshëm, nuk ka asnjë provë për sulm – është vetëm një shpifje që është paraqitur”.

“Rasti është paraqitur në polici nuk është gjetur asnjë provë se unë kam bërë diçka”, ka thënë ai për klankosova.tv

“Unë kam qenë në Polici dhe e kam dhënë menjëherë deklaratën, kështu që nuk ka asgjë”.

“Nuk kisha dashtë te them asgjë më shumë – meqë kam marrë edhe këshilla nga avokati që të mos flas për këtë çështje”.

Numan Baliq ka qenë deputet në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliq ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003 në Qeverinë e Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm