Instinktin e futbollistit ende e ka tejet të fortë. Aq të fortë, sa edhe kur është me pushime ai vazhdon të jetë i shoqëruar nga topi i tij.
Lorik Cana dikur kapiten i Kombëtares Shqiptare në Futboll, tani është pensionuar dhe i tëri është fokusuar te familja.
Me pushime me gruan Monikën dhe të birin Boikenin, ai ka vazhduar të luajë futboll buzë detit.
Është gruaja e tij Monika ajo që ka shpërndarë në rrjete sociale një video, në të cilën ish kapiteni i kombëtares shfaqet duke lozur futboll.
“Një futbollist në pension”, ka shkruar italiania Monika. /Prive.al