Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Sa vite burg kërkon prokuroria për Cozman ?! – Privé – Faqja Zyrtare

Sa vite burg kërkon prokuroria për Cozman ?!

By

Është mbajtur këtë të martë seanca e dytë gjyqësore në të cilën 30-vjeçari Ylber Abdullahi akuzohet për “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Prokuroria dha pretencën duke kërkuar dënimin me 6 vite burg të reperit Cozman, i cili u kap në flagrancë vitin e shkuar me 20 gr marijuanë shkruan lapsi.al.

I pranishëm në sallë, Cozman dhe avokati i tij kërkuan shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen. Mësohet se gjykata do të japë vendimin pas dy javësh, pasi të ketë dëgjuar palën e paditur. Nëse dënohet, Cozman do të përfitojë uljen e dënimit me 1 të 3-tën, për shkak se gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Ndryshe, nga burime pranë reperit u raportua kohë më parë se Cozman ka leje për përdorimin e këtyre substancave me autorizim mjekësor.

Artikuj të ngjashëm