Këngëtarja Vesa Luma ka marrë guximin të bëjë një ndryshim goxha të madh në stilin e saj të flokëve.
Luma nuk ka ndryshuar ngjyrën dhe vështirë se do dalë ndonjëherë nga biondja, por ajo ka vendosur që t’i presë balluket.
Ajo ka publikuar një seri imazhesh e videosh nga një mbrëmje me familjen e saj, ndërsa dukej krejt ndryshe me flokët e prera.
Një transformim goxha drastik në flokë, këngëtarja megjithatë po duket shumë e lezetshme edhe me balluket e reja. /Prive.al