Qarkullon video e Arbenitës në krahët e një mashkulli tjetër: Çfarë po ndodh?

By

Në internet po qarkullon një video, së pari e shpërndarë nga llogaria e @vipat_e_bllokut.official në Instagram, ku shfaq modelen duke shkëmbyer puthje me një mashkull, që Prive mëson të jetë modeli nga Gjakova, Kened Tahiri.

Ndonëse, modelja tashmë që një vit është në lidhje me reperin Fero, videoja duket të jetë vetëm një pjesë e kaluar e jetës së saj.

Se ku është marrë video nuk dihet, por sipas reagimit të modelit nga Gjakova, Tahirit duket që është marrë nga llogaria e tij në Snapchat, për të cilën ai pretendon se është hakuar.

“Mbrëmë Snapchat-i im është hakuar, njerëz të ligë bre. Sa të ligë jeni.” – shkruan modeli në një postim në llogarinë e tij në Instagram, pas shpërndarjes së videos.

Modelja e cila është në lidhje të lumtur me reperin, sot madje shpërndau në llogarinë e saj edhe këngën e të dashurit, nuk ka reaguar në lidhje me cenimin e privatësisë së saj. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm