Armina Mevlani realizon ëndrrën e adoleshencës

By

Kur jemi adoleshentë gjithnjë kemi një dëshirë të pashuar për diçka të caktuar!

E kjo dëshirë e viteve të arta të adoleshencës sapo iu realizua blogeres dhe sipërmarrëses së famshme shqiptare, Armina Mevlani.

Dëshira e saj e kahmotshme ishte që të shihte në perfomance live një nga bendet më të famshme në botë Slipknot.

“Oh Zot nuk mund ta besoj! Endrra e adoleshencës së shpejti një realitet” – shkruan ajo në një foto të biletave që ka prerë për këtë koncert, e që e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Slipknot është një grup amerikan i zhanrit ‘metal i ë’ (heavy metal) nga Des Moines, Iowa. Grupi u themelua në vitin 1995 nga perkuzionisti Shawn Crahan, bateristi Joey Jordison dhe basisti Paul Grey. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm