Ndoshta janë çifti më simpatik i shoubizit, ajo një këngëtare e famshme me shumë fansa e ai një aktor humori që ka bërë me vete shumë shqiptarë.
Të martuar prej më shumë se një viti e prindër të një vajze me emrin Ajka, ata gjithmonë shfaqen të lumtur krah njëri tjetrit.
Këngëtarja Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku, janë mishërim i dashurisë dhe këtë e dëshmojnë gjithmonë.
E dedikimi i Xhensilës për ditëlindjen e 33-të të Besit, është thjesht magjik.
“Çfarë jam pa ty? Asgjë. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne çdo hap te jetës time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kisha imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet tona. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume”, ka shkruar Xhensila në Instagramin e saj. /Prive.al