Prive zbulon: Futbollisti i kombëtares, prej vitesh i martuar

By

Kur është fjala tek djemtë e kombëtares shqiptare, shpesh interes ka pasur edhe mbi jetën private të tyre.

Në disa raste, ata kanë furnizuar portalet me lajme nga fejesat e martesat, pushimet romantike e jo vetëm.

Por, duket se një prej tyre ia ka dalë të mbajë këtë pjesë komplet të fshehur.

Besoni ose jo, Shkëlzen Gashi është prej vitesh i martuar! E lexuat mirë, I MARTUAR!

Prive.al ka arritur të zbulojë se futbollisti i njohur i cili luan për Coloradon është i martuar qysh në vitin 2013 por këtë pjesë e ka mbajtur plotësisht sekrete.

Ne kemi arritur të sigurojmë edhe një fotografi nga dasma me vajzën pejane që jeton në Zvicër të cilën ua sjellim më poshtë. Nuk dihet nëse përgjatë këtyre katër viteve Shkëlzeni është bërë baba por me mbajtjen e gjërave aq hermetike, kjo nuk do të përbënte diçka të papritur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm