Një surprizë e vogël – Rozana Radi pjesë e “Këngës Magjike” dhe ja kur prezantohet

By

Ajo sërish e paska vendosur të na bëjë me lot me njërën nga baladat e saja.

Këngëtarja e tekstshkruesja e njohur shqiptare Rozana Radi, po i rikthehet njërit prej festivaleve më prestigjioze shqiptare me një tjetër këngë.

Këtë e zbuloi Prive nga burime të saja pranë “Këngës Magjike” – dhe upss, ia prishëm pak surprizën Rozanës.

Radi e cila në vitin 2010-të kishte fituar çmimin e  dytë dhe atë të publikut në “Këngën Magjike” në duet me Ramadan Krasniqin, këtë vit po rikthehet me një tjetër këngë.

Dhe këtë lajm, në mënyrë indirekte e ka thënë edhe vet Rozana që të hënën publikoi në Instagramin e saj një pjesë nga teksti i këngës, megjithatë postimi i saj ishte shumë diskret dhe këngëtarja nuk e linte mirë të kuptohej se për çfarë po bëhej fjalë.

Rozana Radi fiton në “Kënga Magjike 2016”: “Ma thuaj ti” triumfon në finalen e madhe (Video)

Vlen të theksohet, se me një diferencë të madhe votash e në mes 20 këngëve finaliste, në vitin 2016-të fituese e vendit të parë në Këngën Magjike ishte kënga “Ma thuaj ti”,e  realizuar nga Elgit Doda dhe interpretuar nga Rozana Radi.

Ajo prezantohet në “Këngën Magjike” këtë të diele, e ne mezi po presim ta dëgjojmë këngën e re!

Artikuj të ngjashëm