Dasma e Kreshës: Festa ka nisur sonte, çfarë ka zgjedhur çifti?

By

Reperi MC Kresha nesër i jep fund beqarisë.

Ai do të martohet me Erzina Shehun, vajzën të cilës Prive.al ia zbuloi identitetin për herë të parë vetëm përpara pak javësh.

Image result for kresha erzina

Gjithçka është menduar në një ceremoni tejet private me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Mirëpo festa duket se ka nisur që sonte.

Burimet i kanë thënë portalit Prive.al që po në Prishtinë, sonte Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo ndryshe kanagjeqi.

Gjithashtu, burimet i kanë zbuluar portalit tonë se është zgjedhje e çiftit që gjithçka të kalojë në mënyrë hermetike teksa të ftuarve të paktë i është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga ahengu.

Mbetet të shihet nëse në kohë si këto do t’ia dalin që martesën si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetë ta kalojnë në privatësi të plotë në kohët që jetojmë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm