Zanfina i ‘riemëron’ motrat e saja! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili së fundmi i është rikthyer rrjeteve sociale edhe atë në një mënyrë mjaft aktive.

Pothuajse çdo ditë kemi diçka të re të postuar nga Zani, e njejt ka vepruar edhe sot teksa është marrë me një “çështje” mjaft interesante.

Ajo ka publikuar nga një fotografi të motrave të saja respektivisht Adelinës dhe Emës duke i’u vënë atyre nga një nofkë mjaft interesante.

‘El Jefe’ dhe ‘La Belleza’ janë edhe emrat e përzgjedhur nga këngëtarja për motrat e saja teksa në këtë rast nuk e ka lënë anash as veten duke e quajtur ‘El Diablo’.

Natyrisht se këta emra ishin thjesht në kontekstin e shakasë mes motrash e një mënyrë mjaft speciale për të shprehur dashurinë e madhe që ka për to. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm