Dasëm në horizont nga Milot Rashica? Burimet zbulojnë të vërtetën

By

Të Dielën, partnerja e futbollistit Milot Rashica, organizoi festën e vajzave të njohur si ‘kanagjeq’ e cila nuk kaloi pa vëmendje të publikut.

Brenda ‘kanagjeqit’ të partneres së Milot Rashicës (FOTO)

Megjithatë, interesimi ishte i madh edhe për të ditur nëse nga çifto do të ketë dasmë të mirëfilltë.

Për një gjë të tillë, Rashica ishte pyetur në Prive në Qershor mirëpo referoi të përgjigjet duke thënë se jetën private ka dëshirë ta mbajë të tillë.

E nga burimet, Prive.al mëson se dasmë nuk do të ketë sepse një gjë e tillë është preferencë e vetë dyshes.

‘Miloti dhe Belkiz janë kurorëzuar tash e një kohë sipas ligjit dhe si të tillë, figurojnë të martuar. Sa i përket dasmës, një të tillë nuk do ta organizojnë por Belkiz ka pasur dëshirë që kanagjeqin ta ketë kujtim’ – ka deklaruar burimi për Prive.al.

Artikuj të ngjashëm