Me statusin zyrtar si beqar, çdo lëvizje e reperit Cozman së fundmi ka krijuar interes tek publiku dhe realisht, Cozy nuk ia ka lënë keq sa i përket shoqërimit me femra.
Por, një prej ‘shoqërive’ të reja që ‘mbiu’ pas ndarjes me Tunën ishte edhe ajo me Morena Tarakun, që befasishëm u përfol për të parën herë kur Prive.al raportoi se dyshja me ‘ndërmjetësimin’ e trajnerit të fitnesit, pinë kafe bashkë në kryeqytet.
E duket se ky relacion po shkon vazhdimisht drejt thellimit. Për dy ditë rresht, sipas gjasave reperi po e pret mëngjesin me Morenën.
Ditën e djeshme, rreth orës katër të mëngjesit ai ka bërë një postim në Snapchat ku shihet me qenin e bukuroshes, teksa prapë sot rreth orës 10:30 në mëngjes, ai ka postuar sërish një foto të Moit, kësaj rradhe në banesën e e bukuroshes.
Në Instagram ku fotot që postohen janë më të rralla, Cozman sot është shfaqur po me Morenën, Skivin, një tjetër mikeshë, Dj Dirty e Ardit Stafajn duke kaluar kohë së bashku.
Se çfarë po zihet në planin artistik (kur një duet nuk po përflitet aktualisht) apo edhe atë privat mbetet të kuptohet së shpejti. Por, e sigurt është se diçka interesante po ndodh. /Prive.al
Snapchat: Cozman, sot 20.07.2016
Snapchat: Cozman, 19.07.2016