Rita Ora nuk po ndalet, edhe një super paraqitje në Berlin (FOTO)

By

Që nga e diela ajo ngeli duke parakaluar në tapet të kuq e duke u rregulluar për performanca.

Këngëtarja Rita Ora, kësaj here rrëmbeu zemrat e publikut me paraqitjen e saj në Bambi Awards në Berlin. Ajo ka bërë ecjen në tepihun e kuq, e veshur në një fustan shumë ekstravagant.

Rita ka hedhur në pah format e saja të bukura, në një fustan plot glamur në ngjyrë të argjendtë, i cili shkëlqente nga poshtë e lart.

Ndërsa, pjesa e poshtme e fustanit ishte më masive ngase qe e stolisur me pendla.

Kurse për interpretimin në skenë në Bambi Awards, Rita u transformua sërish në një personazh interesant.

Duhet theksuar se si nikoqire e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, ajo ishte ndërruar në veshje plot 13-të herë, duke befasuar sa herë që dilte në skenë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm