Ja çfarë bëjnë italianët për Dua Lipën!

By

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa, me disa këngë në repertorin e saj dhe ende pa e publikuar një album po arrin që të ketë një agjendë tejet të ngjeshur koncertesh.

Data të shumta po caktohen paraprakisht prej stafit në mbarë Evropën por edhe në ‘arrën e fortë’, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi pamë njerëz të shumtë duke pritur në rradhë për të hyrë në koncertin e Duas në New York, turma të mëdha për Duan po krijohen edhe në Itali.

Këtë e ka treguar vetë këngëtarja në rrjete sociale ku ka postuar foto të fansave që prisnin një autograf e foto prej saj.

Kur merret parasysh fakti se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit artistik të Duas do jetë interesante për t’u parë interesimi për këngëtaren pas dy-tre vitesh… /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm