I dashuri i Duas i mirëpritur në familje! Shihni raportin që ka me vëllain e saj

By

I dashuri i ri i Dua Lipës, Anwar Hadid, me të cilin ka pak javë që ka nisur një lidhje romantike, ka ardhur në Kosovë.

Hadid që është djali i biznisenit amerikan Mohamed Hadid e vëllai i modeleve Bella e Gigi Hadid, ndodhet në Kosovë me familjen Lipa, për koncertin “Sunny Hill”.

Lidhja me Hadid u bë publike menjëherë pasi Dua Lipa u nda nga shefi i kuzhinës Isaac Carew, derisa edhe ky i fundit ishte tejet i familjarizuar me anëtarët e familjes së këngëtares.

Madje Hadid mbrëmë në koncert është parë duke e mbajtur “kaligjuksh” vëllain e Duas, Gjinin derisa të dy bashkë po e shijonin koncertin! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm