Për këdo që është pak më aktiv në rrjetin social Facebook, emri i saj vështirë se mund të jetë i panjohur.
Kjo jo për faktin se është bashkëshortja e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqit por për shkak se Meliza, me statuset e saj ku trajton tema të përditshmërisë dhe jo vetëm, spikat me aftësitë e saj në shkrim.
E diplomuar në letërsi pranë Universitetit të Prishtinës, Meliza me gjithë angazhimet si nënë e në ndërtimin e karrierës po gjen kohë edhe për avancim të mëtejmë akademik.
Sot, Meliza përmes rrjetit social Facebook ka ndarë me ndjekësit lajmin e mirë se ka marrë konfirmimin për të ndjekur një kurs të specializuar në Oxford, universitetin e rankuar si më të mirin në botë me fillim nga Janari i vitit të ardhshëm.
E lumtur me ëndrrën e bërë realitet, bashkëshortja e ministrit ka marrë shumë urime nga familjarë e miq. /Prive.al/