‘E mira e Ulqinit’ rikthen Gold AG me projekt muzikor

By

Reperi Gold AG pas një pauze me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit është rikthyer sot me projekt të ri muzikor.

Kënga mban emrin ‘E mira e Ulqinit’ dhe është në bashkëpunim me Shemin nga grupi ‘Ilirët’.

Për tekstin dhe muzikën, si zakonisht është përkujdesur vetë reperi teksa orkestrimi i këtij krijimi muzikor është bërë nga Florent Boshnjaku.

M Production ka xhiruar në tërësi videoklipin veror të cilin ju ftojmë ta ndiqni më poshtë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm