Shkathtësia e fshehur e Besa Gaxherrit (VIDEO)

By

Në diskursin e përditshëm politik, Besa Gaxherri reflekton një grua të fortë që mund të përballet me çdo situatë, përfshirë edhe ato më pak të këndëshme në Kuvend.

E po të njejtën veti të karakterit të saj, deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka reflektuar në një material të përgatitur nga gazetarja Shqipe Berisha në emisionin ‘Ora Shtatë’ të Klan Kosovës.

Në rubrikën e ndërrimit të profesioneve, Gaxherri në vendin e origjinës – Pejë provoi përpunimin e plisit në një prej familjeve të pakta që vazhdon traditën e lënë në harresë.

Përkundër punës së komplikuar me disa faza, deputetja ia doli mjaft mirë të përvetësojë shkathtësitë e përpunimit të plisit në një eksperiencë që mes tjerash i dha një mësim për punën e madhe që kërkohet në krijimin e simboleve tona kombëtare.

Detajet iu sjell materiali i mëposhtëm. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm