iPhone i ri X R2, do të vijë me ngjyra të pazakonta

By

Një raportim nga sajti teknologjik në Japoni, thotë se Apple do publikojë modelin e ri të iPhone X R2 me ngjyrë jeshile dhe vjollce.

iPhone X R2 i cili pritet të dalë në Shtator 2019 është pasardhës i iPhone XR i cili doli vitin e kaluar dhe ka po ashtu ngjyra të ndezura.

Raportimi vie nga sajti japonez MacOtakara, i cili ka lidhje brenda Apple dhe prodhuesve në Azi.

Ngjyrat e reja janë zgjedhje të guximshme për Apple meqenëse nuk është prodhuar iPhone ngjyrë jeshile dhe vjollce asnjëherë.

Artikuj të ngjashëm