Florjan Binaj zbulon një detaj mjaft interesant: Jonida Vokshi dikur “Miss” shkolla!

By

Prezantuesja e njohur Jonida Vokshi ka kohë që është shndërruar ndër personat më të dashur për publikun shqiptar.

Prezenca e saj nëpër ekranet televizive ka bërë që ajo shpeshherë të jetë në qendër të vëmendjes edhe në mediat rozë.

Ditë më parë Jonida në emisionin e saj “Thurrje” pati të ftuar disa nga kolegët e saj në Digitalb e ndër ta ishte edhe aktori Florjan Binaj.

Dyshja ka kohë që janë bërë pjesë e ekraneve tyre falë talentit dhe profesionalizmit që tregojnë në atë që bëjnë.

Një fakt interesant që lidh dyshen përpos punës që tashmë bëjnë që të dy në Top Media është edhe shkollimi.

Binaj përmes një postimi në Instagram tregoi se që të dy dikur kanë qenë shokë shkolle teksa jeta ka vendosur që rrugët e tyre t’i lidh përsëri e t’i bashkojë ata në profesion.

Mes tjerash ai tregoi se Jonida dikur ishte zgjedhur edhe “Miss i Shkollës” gjatë viteve 1993/94 teksa bukurinë e saj po vazhdon të na dëshmojë edhe sot e kësaj dite. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm