A doni me dit rreth seksit? Ky është aplikacioni ku gjithçka edukative thuhet në shqip

By

Siç të gjithë e dimë, në shkollat kosovare, mungon edukimi bazik mbi seksin!

Nëse tentohet të mësohet, mësohet mes rreshtash dhe duke u bazuar në informacione që merren individualisht nga të rinjtë.

Megjithatë, te ne, ende faqet e biologjisë ku flitet për trupin e sekset, kalohen në heshtje…

Por një zgjidhje është gjetur!

Tri vajza të reja në Kosovë kanë krijuar aplikacionin e parë mbi edukatën seksuale në gjuhën shqipe.

“Shnet” është aplikacioni i parë për edukimin seksual në gjuhën shqipe i lansuar në Kosovë në vitin 2016 dhe i rilansuar në vitin 2018.

“Shnet” u krijua nga tri vajza të reja në të njëzetat e tyre, psikologe nga Prishtina, të cilat janë pjesë e organizatës “Social Lab” që merret me ndërgjegjësimin e komunitetit për tema nga edukimi seksual, shëndeti mendor, barazia gjinore dhe aktivizmi qytetar. “Shnet” u mbështet dhe ende mbështetet nga UNICEF dhe UNICEF Innovations Lab.

Aplikacionin mund ta gjeni në dy platformat IOS e edhe Android për ta shkarkuar në telefonin tuaj.

Image result for aplikacioni shnet

Artikuj të ngjashëm