Çka kanë të përbashkët Geti e Noizy ?!

By

Dallimet me njëri-tjetrin mund t’i kenë kilometrike. Retorika e ashpër si rival i ka përshkuar tash e disa vite, me rastin më të freskët kur diskursi degjeneroi në ofendime.

Ishte Noizy ai që krahasoi Getoar Selimin me Conchitën, transgjinorin që fitoi vitin e kaluar Eurovisionin.

Por, të paktën është një fushë që po i bashkon dy reperët, ndër më të pëlqyerit në diskografinë shqiptare. Moda.

Lideri i OTR i cili nuk eksperimenton shumë me ngjyra në veshje siç bën Geti që shpeshherë në sytë e shumëkujt duket pak qesharak, është përputhur me shijen e të dytit në një detaj.

Bëhet fjalë për çantën që Noizy e ka pasur me vete sot që është identike me atë të Getit me të cilën i pari i Babastars është parë vitin e kaluar.

Duket se Noizy nuk e çan kokën fare për ngjashmëritë dhe nuk e ka aspak në radar Getoarin i cili një çantë të tillë për femra ia pati blerë edhe të dashurës, Marinës. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm