Çfarë thoni sikur Era Rusi të bëhej Ministre e Turizmit? (VIDEO)

By

Javën që e lamë pas, përkatësisht të shtunën mbrëma, në Prive këngëtarja simpatike Era Rusi, u përgjigj në “25 pyetjet” e famshme të Prive.

Ajo erdhi në Prishtinë, dhe në vendin e njohur si “Qafa”, bashkë me Vlorijan Halilin u përgjigj në pyetjet që i bëheshin.

“A u përton rrugëve të gjata?”, u pyet Era!

“I kam qejf rrugët e gjata dhe më pëlqen të udhëtoj. I dashuroj rrugët e Shqipërisë. Jemi një vend shumë I bukur. Sa herë vi në Kosova dal sepse jemi shumë vend I bukur. Duhet të investojmë më shumë që të shohë edhe bota se çfarë mrekullish kemi ne”, ka thënë këngëtarja.

“Por pse nuk bëhesh Ministre e Turizmit?”, vazhdon pyetja e Halilit…

“Pse jo..por s’ma ka propozuar njeri deri tani!”, shton me të qeshura Era, dhe po ta mendojmë njëherë, s’do ishte keq po të kishim një ministre si ajo, edhe di të këndojë edhe të promovojë bukuritë e vendit…

Si thoni?

Artikuj të ngjashëm