Ylli serb i muzikës, Jelena Karleusa do jetë nesër mbrëma në Prive në një rrëfim ekskluziv mbi karrierën e saj dhe jo vetëm.
Ajo do flasë edhe për shqiptarët, me theks të veçantë tek këngëtaret e suksesshme në botë.
Në promo, Karleusën e kemi parë të flasë shqip duke thënë: ‘Mirëmbrëma Prive’ por kjo s’do jetë e tëra që e lidhë këngëtaren me shqipen.
Në përfundim të intervistës, gazetari Vlorijan Halili i ka dhënë një dhuratë simbolike, libër me thënie të Shën Terezës.
Ka qenë vetë këngëtarja serbe që ka ndarë me ndjekësit dhuratën nën mbishkrimin: ‘’Dje, gjatë xhirimeve të ‘Zvezde Granda’, një ekip televizioni erdhi nga shqiptarët. Për të parën herë, një televizion shqiptar erdhi në Beograd dhe arsyeja isha unë. Në fund të intervistës mora një dhuratë nga ta. SImbolikisht, ata më dhanë librin e Nënës Terezë në emër të pajtimit. Falemnderit’.
Detajet nga intervista ju presin nesër! /Prive.al