Edona Llalloshi vjen krejt ndryshe në këngën e re!

By

Këngëtarja Edona Llalloshi, gjithnjë është paraqitur me shumë elegancë në të kënduar duke iu përshtatur gjithmonë stilit të saj.

Mirëpo ajo ka vendosur që të ndryshojë diçka tek muzika që bën.

Siç ka mësuar Prive, Edona në klipin e radhës pritet të vijë më komerciale. Tekstin e këngës së re që do të lansohet muajin e ardhshëm bashkë me videoklip e ka shkruar Arsim Bunjaku ndërsa e ka orkestruar Florent Boshnjaku.

Kënga e re e Edonës do të titullohet “Cka m’bone” dhe këngëtarja është zotuar se ky projekt do të jetë ndryshe nga herët e kaluara. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm