Gjërat janë të mëdha vetëm nëse bëhen me dashuri të madhe dhe pasion.
Këtë mesazh më së miri e përçoi Kapo me një shkrim të cilin e publikoi në llogarinë e tij në Instagram, orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Ai rikthehet pas në kohë duke kujtuar fillimet e tij modeste. Kënga ‘Ma e mira’ e publikuar gati një dekadë më parë e që dëgjohet edhe sot, nuk ishte këngë në të cilën u investuan shifra të mëdha.
Ishte kjo një këngë që u realizua e gjitha nga Capital T, në studion e tij në shtëpi që kapte vlerën e vetëm 1000 eurove.
“M’kujtohet “Ma e Mira”. Isha n’fillimet e karrieres Edhe kete projekt e kom realizu komplet vet muziken, tekstin, melodine, ingjizimin e finalizimin N’home studion tem t vogel n vlere 1,000 €. Morali i historise: Ska ransdi sa investon ose n’cfar studio me standarde boterore punon nese si shkrun ndjenjat e perjetimet tua kanga ska shpirt edhe smunet mi mbijetu kurr kohes Kshtu qe veq bone qoft edhe me telefon ska randsi. Edhe publikoje leje boten le ta nin nese vertet vlen ka me pase sukses pamvarsisht promos a suportit prej tjerve apo investimit” – shkroi ai në postimin e tij në Instagram. /Prive.al