Tuna sapo zbuloi ‘look-un’ e parë nga videoklipi i ri (FOTO)

By

Para pak ditësh, Prive zbuloi bashkëpunimin e Tunës me Seven Saraqin.

Pas një pune bashkë për këngën ‘Chonga’ të këngëtares, kësaj radhe dyshja ka vendosur të vijë me këngë.

Edhe pse detajet e projektit nuk janë bërë të ditura, Tuna ka zbuluar njërin ‘look’ të saj se si do të duket në njërën pjesë të videoklipit.

Artistja nuk bëri asnjë përshkrim përveç postimit të veçantë të ndarë në copa që bëri edhe herën e kaluar për ‘Chonga’ i cili e riktheu në skenë pas një kohe të gjatë pauzë.

Tuna u bë nënë gjatë muajit maj të vitit të kaluar, dhe që atëherë ajo ishte shumë e përkushtuar ndaj fëmijës.

Mirëpo, sipas disa përgjigjeve që Tuna ka bërë kur u pyet nga fansat për muzikën në Instagram, ajo s’do të ndalojë më dhe së shpejti do të kemi shumë projekte nga ajo./Prive.al

Artikuj të ngjashëm