Një bashkëpunim mes Capital T dhe Dhurata Dorës u përmend gjatë vitit të kaluar mirëpo asnjëherë nuk arriti të konkretizohej.
Dyshja duke mos vepruar njejtë si në vitin 2015, janë gati për të sjellur duetin e parë të përbashkët në verën e këtij viti.
Këtë e ka paralajmëruar sot Capital T në një imazh ku shihet bashkë me Dhuratën duke u shprehur se vera e sivjetme do jetë e nxehtë megjithëse më pas duke mos dashur të jap ndoshta detaje, ka ndërruar përshkrimin për të mos i lënë vend fjalëve.
Kënga e përbashkët kurdo që planifikohet të publikohet pa dyshim se do jetë një hit i madh dhe po pritet me padurim nga fansat.
Ndryshe, të dy artistët ndaras, këtë vit e kanë nisur shumë suksesshëm me këngë që kanë rezultuar hite. /PRIVE.AL