Camila Cabellello BRAVO – këngëtarja revoltohet me ata që i shajnë vajzat për celulitin në internet

By

Pavarësisht gjithë vëmendjes që ka marrë fushata për pozitivitetin e trupit në vitet e fundit, ka njerëz të cilët ende janë të gatshëm që në internet të komentojnë për çdo rrudhë, celulit apo srija që një grua duhet të ketë.

“Turpërimi rreth trupit” apo “body shaming” siç njihet si koncept në anglisht, është një problem persistent mirëpo për fat të mirë ka njerëz që po e luftojnë këtë gjë.

Image result for camila cabello

Kjo ndodhi edhe me këngëtaren e famshme Camila Cabellon, kur komentet negative për pamjesn e saj i shkuan në adresë, mirëpo ajo u përgjigj duke thënë se bota ka vendosur standarde të paaritshme të trupit.

“U  ndjeva shumë e pasigurt kur i pashë ato komente. Celulit im, nuk e futa barkun brenda – kisha shumë pasiguri sa herë shihja një fotografi timen në internet. Por më pas më ra në mend se sikur e gjithë bota, edhe unë i kam këndet e mia të këqija dhe trupi im nuk është i bërë nga GURI! Por pjesa më e keqe është se vajzat e reja po rriten duke parë fotografi të të famshmeve të rregulluara e të edituara dhe më pas e kërkojnë atë perfeksion që as nuk është i vërtetë”, ka thënë këngëtarja”, ka shkruar Cabello ne Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm