Anxhelina dhe Albërie Hadërgjonaj, pjesë e jetës së bilioneres Kylie Jenner

By

Bukuroshja me famë botërore e njëkohësisht bilionerja e parë 21 vjeçare, Kylie Jenner, ka publikuar javë më parë një video 20 minutëshe në YouTube me titull “Një ditë në jetë”.

Në këtë video, Jenner tregon se si e nis ditën e saj, si e vijon dhe si e përfundon një ditë të zakonshme e saj (që për ne nuk do të mund të quhej e zakonshme!)

Mes angazhimesh në kompaninë e kozmetikës dhe takimet e punës me nënën e saj, Kylie gjen kohë edhe për shoqëri.

Në video, ajo shfaq momentin kur shoqëria i organizuan festë befasi grimerit të saj të besuar Ariel e ku shoqëri e përbashkët janë edhe Albëria dhe vajza e saj Anxhelina.

Nuk duhet harruar faktin që Anxhelina dhe Arieli kanë shoqëri tejet të ngushtë, ku ky I fundit është miku dhe grimieri i Kylie Jenner. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm