Bora heq varësen e Donaldit! Atdheu e thumbon për gjestin e saj?

By

Nëse për shumë javë u përfol lidhja e Donald Veshajt me Borën, në mes të dyshes ka hyrë edhe një tjetër personazh – Beatrix Ramosaj.

Donaldi dhe Beatrix, të dy banorë të shtëpisë së BBV, së fundmi janë shfaqur shumë të afërt me njëri tjetrin.

Për këtë, në rrjete sociale është përfolur se Bora është acaruar me afrimitetin e tyre dhe për këtë arsye ka hequr varësen që ai i kishte dhuruar.

Lexoni më detajisht në artikullin e mëposhtëm.

A është ky detaj sot shenjë e pakënaqësisë së Borës ndaj veprimeve të Donaldit?

Pretendohet se në lidhje me gjestin e Borës, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ka ironizuar me një postim në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga palestra me një varëse, për të cilën pyet ndjekësit nëse duhet ta heqë apo ta mbajë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm