Jo gjithçka është ashtu siç duket! Këtë deshi të thotë edhe Bora Zemani me reagimin e saj pas një videoje me Atdheun që bëri bujë në rrjete sociale.
Në mesin e thashethemeve se ata të dy janë në lidhje, videoja paraqiste të dy të kapur paparazi teksa Bora po tymoste një cigare. Kjo u përcoll si video që shfaqte një zënkë të tyre.
Mirëpo, kjo video ka kohë që është bërë sepse e njëjta ka qarkulluar edhe para dy muajsh.
Bora, e cila deri më tani nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me thashethemet, publikoi një shkrim në Instagram për të sqaruar të vërtetën e asaj videoje.
“Meqe me kane pyetur qofte ne insta qofte familjaret dhe duan te sqaroj kete video… Video e “kapjes mat” eshte hedhur para nja 2 muajsh ne YouTube dhe prap eshte komentuar keq por s’kam dashur te reagoj per çdo lajm qe del. Por meqe qenka rinxjerre e shitet si e tanishme po ju them qe eshte bere gjate tour-it. Ketu jemi ne Shkoder ku kemi ndaluar i gjithe stafi per nje dreke. Ndaj boll me keto lajme se u be bajat”, shkroi ajo. /Prive.al