Blero po që e njeh mirë futbollin, ja si e parashikoi rezultatin e Kosovës mbrëmë

By

Këngëtari i famshëm kosovar, përveç se një artist e njeh mirë edhe futbollin dhe është fans i zjarrtë i Barcelonës.

Blerim Muharremi gjithmonë është pranë ekranit kur ndonjë ndeshje e rëndësishme luhet, ndërsa  mbrëmë ai po bënte tifo për Kosovën në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Dhe për të treguar sa mirë e njeh futbollin, këngëtari ka publikuar një bisedë me reperin Capital T, ku parasheh rezultatin e lojës.

“2 me 0 e kam një ndjenjë vëlla”, ka shkruar Blero në një bisedë private me Kapon, ku i thoshte me plot siguri se Kosova do e fitojë lojën në stadiumin e ri “Fadil Vokrri”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm