Aktori i njohur Blerim Gjoci ka tash e një kohë që është distancuar pak nga punët dhe paraqitjet e shpeshta publike në Kosovë.
Studimet kanë qenë arsyeja që e ka zhvendosur Blerim Gjocin nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe i është përvishur punëve në avancimin akademik të tij.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjoci ka njoftuar se sot ka fituar titullin master i Arteve të Bukura me tre tituj të fituar, regjisor, producent dhe skenarist tek USC School of Cinematic Arts.
E veçanta e këtij suksesi ka qenë nota mesatare prej 10.0 e aktorit kosovar i cili vetëm me pesë studentë të tjerë ka arritur ta përfundoj plotësisht brenda afateve programin akademik.
Sikur të mos mjaftonte ky sukses, Blerimi poashtu ka marrë Kartën e Gjelbërt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aftësi të jashtëzakonshme në fushën e kinematografisë.
Aktori i njohur duket se në cështje kohësh do të na surprizojë në rrafsh ndërkombëtar meqenësë pas gjithë këtyre arritjeve, ai ka paralajmëruar se kohë interesante po vijnë. /Prive.al/