Zbulohet puna e re: Marina Vjollca nis këtë emision në TV Klan

By

Me të filluar sezoni i ri televiziv, Marina Vjollca ishte një nga moderatoret më të komentuara rreth asaj se me çfarë projekti do e shihnim në ekranin shqiptar.

Raportimet e thashethemet ishin të shumta e nisën kur u publikua promo e sezonit të ri në Klan, por Marina nuk bënte pjesë në të.

Portali “Xing.al” e kishte konfirmuar që Marina vazhdon të jetë pjesë e TV Klan dhe është parë në ambientet e këtij televizioni duke punuar, por këtë nga burime të “Xing.al” është marrë vesh se Marina do drejtojë një emision me talente të fushave të ndryshme.

Xhirimet kanë filluar, por emisioni do nisë transmetimin në TV Klan në muajin shkurt dhe pritet të ketë shumë sukses. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm